Pas Gazës, Bregu Perëndimor është shënjestra e radhës e ushtrisë izraelite. Dhuna midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, shënon raundin e fundit të sulmeve të përditshme vdekjeprurëse ndërkufitare.
Dhjetëra mijëra banorë libanezë dhe izraelitë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga shpërthimi i luftës në Gaza.
Në mesin e zyrtarëve amerikanë po rritet shqetësimi se Izraeli po planifikon një inkursion tokësor në Liban, nëse dështojnë përpjekjet diplomatike për të larguar Hezbollahun nga kufiri verior. Izraeli ka hedhur një hap më tej duke miratuar ndërtimin 3500 shtëpive të reja në qytetin midis Jeruzalemit dhe Jerikos, çka i hap rrugë kolonizimit të mëtejshëm të Bregut Perëndimor.
Këto projekte, u njoftuan rreth një javë më parë, pas një sulmi palestinez pranë Jeruzalemit në të cilin u vranë dy izraelitë.
Konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut është përhapur edhe në Liban, ku ushtria izraelite ka sulmuar kufirin e tij jugor. Avionët izraelitë kanë goditur vendet e nisjes së Hezbollahut, infrastrukturën dhe një kompleks ushtarak.
Grupi i fuqishëm i armatosur libanez Hezbollah dhe Izraeli janë përplasur mes tyre për gati pesë muaj paralelisht me luftën në Gaza, duke nxitur përpjekjet diplomatike që synojnë të shmangin një përshkallëzim. (A2 Televizion)