Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

E pazakontë! 62-vjeçari në Gjermani është vaksinuar plot 217 herë ndaj COVID

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 09:38 | Bota

E pazakontë! 62-vjeçari në Gjermani është vaksinuar

Një rast i pazakontë është regjistruar në Gjermani. Një burrë është vaksinuar kundër COVID-19 plot 217 herë, edhe pse nuk ka qenë e nevojshme për shkak se gëzonte shëndet të mirë. Referuar mediave të huaja, burri është vaksinuar pothuajse dy herë në javë për një periudhë prej 29 muajsh. Siç mësohet ai i kishte blerë dozat në mënyrë private dhe bënte vaksinën një herë në katër ditë.

Rasti i 62-vjeçarit është regjistruar në revistën shkencore “The Lancet Infectious Diseases”, teksa përgjatë kësaj kohe ai nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ajo që është e sigurt është fakti se nuk është prekur asnjëherë nga koronavirusi.

Megjithatë, përtej këtij rasti ekstrem, ekspertët këmbëngulin që nuk janë aq të nevojshme kaq doza, por mjaftojnë 3.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi