Alarm për bombë në Selanik, rrethohet gjykata

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 11:58 | Bota

Alarm për bombë në Selanik, rrethohet gjykata

Një alarm për bombë në Gjykatën e Selanikut ka ngritur në këmbë policinë greke, e cila është çuar në këmbë dhe ka rrethuar zonën.

Sipas informacioneve, një person i panjohur ka telefonuar, pak pas orës 10:00, në radiostacionin e qytetit dhe ka raportuar se një bombë ishte vendosur në gjykatë dhe që do të shpërthente pas dy orësh nëse ndërtesa nuk evakuohej.

Menjëherë u njoftua policia dhe një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, si dhe një qen i trajnuar posaçërisht shkuan në ambientet e gjykatës ku kryen kontrollet rutinë, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.

Ndërkohë hetimet kanë nisur për gjetjen e autorëve që bënë telefonatën anonime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos