Duket se “Super e Marta” i dha goditjen finale garës së ish-ambasadores së SHBA-së në OKB, Nikki Haley në radhët e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë.
CNN raporton se në orët në vijim Haley do të dalë në një deklaratë për mediat ku do të tërhiqet zyrtarisht nga primaret përballë Donald Trump.
Haley ishte rivalja e vetme e ish-presidentit Donald Trump në fushatën paraprake presidenciale republikane.
Përballja e nëntorit mes Joe Biden dhe Donald Trump është e pashmangshme dhe këtë e treguan dhe rezultatet e votimeve në primaret që u zhvilluan në 15 shtete dhe një territor, në atë që njihet me emrin e “Super të Martës”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe paraardhësi i tij ishin fitues absolutë në këtë garë brenda partive të tyre, teksa mbi republikanen Nikki Haley presioni është në rritje për të lënë në mes këtë kandidim të saj.
Biden e Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Main, Oklahoma, Virxhinia, Karolinën e Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota e Masaçusets, teksa fitorja e vetme për Haley ishte në Vermont. (A2 Televizion)