Një ngjarje e rëndë është regjistruar në provincën Jiangxi të Kinës, ku si pasojë e rënies së zjarrit në një banesë, kanë humbur jetën 39 persona.
Sipas Reuters, flakët ranë në një ndërtesë, pikërisht në një zyrë të përdorimit të internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, ndërsa zjarri nisi që nga bodrumi.
Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri aksidentet dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.
Kujtojmë se gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan. (A2 Televizion)