Qeveria e SHBA i shpëton mbylljes, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën 1,2 triliardë dollarë

Nga Erjon Dervishi
22 Mars 2024, 23:28 | Bota

Dhoma e Përfaqësueve në Shtetet e Bashkuara shpëton qeverinë e SHBA-së nga mbyllja. Ajo ka miratuar një paketë shpenzimesh prej 1,2 trilionë dollarësh, me 286 vota pro dhe 134 kundër, e cila do të financojë qeverinë amerikane deri në muajin shtator.

Ky është hapi i parë në një garë të ligjvënësve në Kongresin e SHBA për të mposhtur afatin e mesnatës së të premtes, e cila do të shkaktonte një mbyllje të pjesshme të qeverisë amerikane. Paketa pritet të kalojë në Senatin e kontrolluar nga demokratët, ku do të ketë mbështetje të mjaftueshme për ta miratuar. Thirrja për miratimin e pakestës së ndihmës është shoqëruar me debate të forta në Dhomën e Përfaqësuesve mes republikanëve dhe demokratëve.

Gjatë një prononcimi, republikania Taylor Greene kërcënoi se do të paraqiste një mocion e cila do të detyronte zgjedhje të reja për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve: “Absolutisht është lufta që dua të bëj në një vit zgjedhor, unë dua ta fitoj atë Dhomë. Unë dua të fitoj Shtëpinë e Bardhë. Unë dua të fitoj Senatin dhe dua ta rikthej këtë vend përsëri në madhështinë e tij. Të kthehemi të siguria për çdo amerikan, sepse për momentin ne nuk e kemi atë dhe ky është faji i demokratëve dhe administratës së Bidenit. Asnjë republikan në Dhomën e Përfaqësuesve me ndërgjegje të pastër nuk mund të votojë për këtë projektligj. Është një largim i plotë i të gjitha parimeve tona”. 

Kryetarja e Konferencës së Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik, hodhi poshtë përpjekjet e republikanes Taylor Greene për të rrëzuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Paketa e ndihmës, e cila ka më shumë se 1 000 faqe, do të sigurojë financim për departamentet e Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare, Punës, Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Arsimit, Shtetit dhe degës legjislative. Nëse Senati dështon të miratojë legjislacionin, financimi operacional do të ndërpritet për disa pjesë të qeverisë amerikane, megjithëse ndikimi i plotë nuk do të ndihet deri në fillimin e javës së re të punës të hënën. 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu