Kate Middleton diagnostikohet me kancer

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 19:05 | Bota

Princesha e Uellsit është diagnostikuar me kancer. Kate Middleton njoftoi të premten se ndodhet në fazat e para të trajtimit me kemioterapi. 

Në një video-mesazh të publikuar, Middleton thotë se lajmi për të ishte shokues në fillim, por shtoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po bëhet më e fortë, çdo ditë.

Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht. 

Deklarata e bërë sot nga Middleton shpjegon se përse ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në abdomen në janar.

“Testet e bëra pas operacionit zbuluan kancerin. Për këtë arsye, ekipi im mjekësor më këshilloi që të nisja një sërë seancash kemioterapie parandaluese dhe tashmë jam në fazat e hershme të trajtimit.”

Princesha dha edhe një mesazh për njerëzit që janë diagnostikuar me kancer: “Për të gjithë ata që po përballen me këtë sëmundje, në çdo lloj forme që të jetë, ju lutem mos e humbisni shpresën dhe as besimin. Nuk jeni vetëm.”

Pallati Kensington bëri të ditur se videoja e princeshës u filmoi të mërkurën nga BBC Studios.

Kujtojmë se Princesha e Uellsit ka qenë në qendër të teorive konspirative pasi, pas operacionit që iu nënshtrua, ajo nuk ishte parë më në publik. Kjo bëri që njerëzit të ngrinin shumë pikëpyetje përgjigjet e së cilave i dha vetë Kate me video-mesazhin e publikuar sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos