Tjetër rezolutë në OKB për luftën në Gaza, këtë herë nga SHBA-ja

Nga A2 CNN
22 Mars 2024, 11:46 | Bota

Tjetër rezolutë në OKB për luftën në Gaza,

Këshilli i Sigurisë në OKB pritet të diskutojë sot dhe më pas të votojë një rezolutë tjetër, e cila kërkon armëpushimin e menjëhershëm në Gaza.

Këtë herë rezoluta prezantohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në të shkuarën kishin bllokuar të gjitha tentativat e tjera në Këshill për t’i dhënë luftimeve në enklavën palestineze.

Pas vetos së fundit të vendosur nga Uashingtoni në fund të shkurtit, zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të një drafti, duke u përqendruar në mbështetjen e përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve.

Në versionin e fundit theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët në të gjitha palët, lejimi i dërgimit të ndihmës thelbësore humanitare dhe lehtësimi i vuajtjes”.

Në tekst po ashtu bëhet thirrje për mbështetjen “e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në lidhje me lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura”.

Rezoluta “bën thirrje për një armëpushim të lidhur me lirimin e të gjitha pengjeve dhe ne shpresojmë shumë që shtetet do ta mbështesin atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saudite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos