Sanchez: Njohja e shtetit të Palestinës, thelbësore për paqen! S’jemi kundër Izraelit

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 09:38 | Bota

“Njohja e shtetit të Palestinës është e nevojshme për të arritur paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve”! Kështu është shprehur kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Në një deklaratë të shkurtër të bërë spanjisht dhe anglisht, Sanchez ka argumentuar se është pro ndarjes në 2 shtete, duke theksuar se ky qëndrim i tyre nuk është marrë "kundër askujt, aq më tepër kundër Izraelit".

Në fjalimin e tij, kryeministri spanjoll vuri në dukje se Spanja do të njohë një shtet palestinez që përfshin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, të bashkuar nën Autoritetin Kombëtar Palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet. Ai shtoi se Madridi nuk do të njihte ndryshimet në kufijtë palestinezë të pas vitit 1967.

Pas Spanjës, edhe Irlanda dhe Norvegjia do të njohin gjithashtu zyrtarisht një shtet palestinez.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024