Një oficer gjerman është dënuar me tre vjet e gjysmë burg për akuzën e spiunazhit në favor të Rusisë.
Personi, i identifikuar vetëm si Thomas H, ishte kapiten në zyrën e prokurimeve të ushtrisë kur kontaktoi ambasadën ruse në Berlin dhe transmetoi informacione sekrete.
Policia gjermane e arrestoi atë në qytetin e Koblenz në gusht dhe e akuzoi për ndarjen e fotografive të sistemeve të trajnimit të municioneve dhe teknologjisë së avionëve.
54-vjeçari pranoi në një gjykatë në Düsseldorf se i kishte kaluar informacione Rusisë, duke thënë se ishte një "ide e keqe" dhe se ai ishte penduar për veprimet e tij.
Prokurorët thanë se burri iu afrua ambasadës ruse në Berlin dhe konsullatës në Bon pa nxitje dhe vazhdimisht iu vetofrua Rusisë.
Ata thanë se ai fotografoi dosje të ndjeshme ushtarake dhe dërgoi informacione përmes një kutie letrash në ndërtesën e konsullatës në Bon.
Në një deklaratë përmbyllëse, burri tha se kishte kontaktuar me ambasadën, pasi u shqetësua për rrezikun e luftës bërthamore të nxitur nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë. (A2 Televizion)