Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB, 3 shtete njohin sot Palestinën

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 07:34 | Bota

Sulmi në Rafah mbledh me urgjencë OKB, 3 shtete njohin sot

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar rreth sulmit vdekjeprurës izraelit në një kamp të zhvendosurish në qytetin jugor të Rafahut. Takimi u kërkua nga Algjeria.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antònio Guterres dënoi ashpër të hënën këtë ofensivë të Izraelit, ku mes dy ushtarakëve të Hamasit që ai pretendon se vrau, humbën jetën dhe dhjetëra civilë.

"Unë dënoj veprimet e Izraelit që vranë shumë civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të ndalet", tha Guterres në X.

Ndërkohë, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda do të njohin sot zyrtarisht shtetin palestinez.

Liderët e këtyre vendeve pritet të zhvillojnë një konference për shtyp në Bruksel, siç njoftuan javën e kaluar, duke shkaktuar zemërim te qeveria izraelite.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024