Sekretari britanik i Mbrojtjes: Nuk ka paqe të qëndrueshme pa ulësen e Ukrainës në bisedime

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 22:39 | Bota

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Nuk ka paqe të qëndrueshme pa

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, këmbënguli se Ukraina duhet të jetë pjesë e negociatave të ardhshme të paqes, raportojnë mediat e huaja.

Komentet Healey i bëri gjatë një konference për mediat, ku shprehu qëndrimin e tij të qartë kundër pretendimeve të ditëve të fundit se Ukraina mund të përjashtihet nga këto bisedime dhe do të jetë SHBA dhe Rusia që do të vendosin për fatin e luftës.

“Negacionet për Ukrainën nuk mund të bëhen pa Ukrainën dhe Ukraina duhet të jetë pjesë e diskutimeve”, tha Healey, shkruan A2 CNN.

"Është sens i përbashkët. Ju nuk mund të shihni një zgjidhje, e lëre më të qëndrueshme, paqe dhe siguri të qëndrueshme, nëse Ukraina nuk është në zemër të kësaj", tha ai më tej.

Kujtojmë se më herët edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Kievi do të jetë palë në bisedime "në një mënyrë ose në një tjetër".

Presidenti Donald Trump zhvilloi ditën e djeshme biseda telefonike me homologët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Ai deklaroi se palët kishin rënë dakord për të nisur diskutimet për t’i dhënë fund luftimeve.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos