SHBA e konfirmon për herë të parë: Kemi informacione nga inteligjenca, Hamasi fshihet poshtë spitalit Al-Shifa

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 22:57 | Bota

SHBA  e konfirmon për herë të parë: Kemi informacione nga

SHBA ka deklaruar të martën mbrëma se kanë informacione nga inteligjenca se pretendimet e Izraelit për spitalin Al-Shifa janë të vërteta.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, deklaroi se Hamasi ka një qendër komandimi nën spitalin kryesor në qytetin e Gazës.

Kirby u tha gazetarëve se sipas informacioneve të siguruara, Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez përdorin disa spitale në Rripin e Gazës, duke përfshirë Al-Shifa, dhe tunele poshtë tyre për të fshehur dhe mbështetur operacionet e tyre ushtarake dhe për të mbajtur pengje.

Ai tha se grupet kanë ruajtur armë nën Al-Shifa dhe janë të përgatitur për t'iu përgjigjur një operacioni ushtarak izraelit kundër atij objekti.

Kirby shtoi: "Ne nuk mbështesim goditjen e një spitali nga ajri dhe nuk duam të shohim përplasje zjarri në spital ku njerëz të pafajshëm, njerëz të pafuqishëm, njerëz të sëmurë thjesht po përpiqen të marrin kujdesin mjekësor...Spitalet dhe pacientët duhet të mbrohen."

Sipas SHBA, kjo tregon se sa sfidues është operacioni ushtarak.

"Hamasi është ngulitur thellë brenda popullatës civile. Izraeli tani ka një barrë të shtuar duke pasur parasysh mënyrën se si vepron Hamasi".

Së fundi, Kirby theksoi se veprimet e Hamasit "nuk pakësojnë përgjegjësitë e Izraelit për të mbrojtur civilët në Gaza" - dhe deklaroi se SHBA po e diskuton në vijim me qeverinë izraelite çështjen. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni