Qindra lëkundje tërmetesh në pritje të një shpërthimi vullkanik, avuj të nxehtë dalin nga rrugët e Islandës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 20:42 | Bota

Gadishulli jugor i Islandës është prekur ditëve të fundit nga një sërë aktivitetesh vullkanike që kanë rezultuar në një çarje të mëdha në rrugët e një qyteti të vogël të vendit.

Mijëra tërmete kanë ndodhur në rajon në javët e fundit përgjatë një tuneli magme 9 milje të gjatë, që ndodhet shumë pranë sipërfaqes së tokës.

Banorët e qytetit bregdetar të Grindavík u evakuuan për shkak të kërcënimit të një shpërthimi të mundshëm vullkanik. Ata u lejuan të ktheheshin në shtëpi të hënën, por ka një probabilitet të lartë që vullkani të shpërthejë në ditët në vijim.

Që nga ora 11:30 e mëngjesit të së martës, Zyra Meteorologjike Islandeze tha se 700 tërmete janë regjistruar që nga mesnata, më i fuqishmi me magnitudë 3.1 në Hagafell. Shifra më të larta u regjistruan edhe në ditët e mëparshme.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë avull që ngrihet nga një çarje në rrugë dhe një parking aty pranë, në kryqëzimin e rrugëve Austervegur dhe Stamphólsvegur në Grindavik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos