Situatë kritike nga moti i keq në Itali, evakuohen çerdhet dhe shkollat

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 18:51 | Bota

Situatë kritike nga moti i keq në Itali, evakuohen çerdhet dhe

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Mediat italiane bëjnë të ditur se më kritike situata paraqitet në Lombardi, ku lumi Lambro doli nga shtrati në disa pjesë të Milanos, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe  devijim të transportit publik.

Po kështu janë shënuar edhe rënie pemësh dhe të çative, çka ka sjellë edhe ndërhyrje të shumta të zjarrfiksëve në qytet dhe zonë.

Situatë kritike nga moti i keq në Itali, evakuohen çerdhet dhe

Disa çerdhe dhe shkolla janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Në Bellinzago Lombardo dhe Masate, në zonën e Milanos, një çerdhe dhe një kopsht që ishin përmbytur u evakuuan.

Për shkak të rrezikut të përmbytjeve, kopshtet dhe shkollat ​​në qendër të qytetit janë mbyllur, pasi kanë transferuar fëmijët dhe nxënësit në Bashki apo në struktura të tjera.

Situatë kritike nga moti i keq në Itali, evakuohen çerdhet dhe

Kryebashkiaku i Monzas, Paolo Pilotto, u bëri thirrje qytetarëve që në këto orë të udhëtojnë me makina vetëm në rast nevoje. Në orët në vijim do të shpallet çdo mbyllje e shkollave dhe pezullim i tregjeve të qytetit, në bazë të kushteve të lumit Lambro dhe intensitetit të reshjeve.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që vijojnë që nga mbrëmja e së martës në zonën e Lodit janë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli