Tensionet në Detin e Kuq, presidenti i Iranit kritikon sulmet e SHBA-së kundër Houthis

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 08:46 | Bota

Tensionet në Detin e Kuq, presidenti i Iranit kritikon sulmet e

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, kritikoi të dielën sulmet e fundit të SHBA-së në Jemen, gjatë një telefonate me një zyrtar të lartë Houthi, duke pretenduar se ato zbuluan "natyrën agresive" të vendit.

SHBA-ja kreu sulme kundër objektivave Houthi në Jemen, javën e kaluar, në përgjigje të sulmeve të grupit të mbështetur nga Irani ndaj anijeve të Detit të Kuq, të cilat sipas saj janë hakmarrje kundër Izraelit për luftën e tij në Gaza.

“Pa dyshim, veprime të tilla kundër njerëzve që kanë rezistuar ndaj agresionit të huaj për vite me radhë dhe tani po luajnë një rol efektiv në mbrojtjen e popullit palestinez, refuzohen dhe dënohen nga kombet lirikërkuese të botës”, tha Raisi.

Avionët luftarakë amerikanë të dielën rrëzuan një raketë lundrimi të nisur drejt anijeve në një destrojer të marinës amerikane nga një zonë e kontrolluar nga Houthi e Jemenit, tha ushtria amerikane.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos