33 të vrarë gjatë natës, forcat izraelite sulmuan kampusin e universitetit në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
15 Janar 2024, 08:38 | Bota

33 të vrarë gjatë natës, forcat izraelite sulmuan kampusin e

Forcat izraelite sulmuan kampusin e Universitetit Kombëtar An-Najah në Nablus në Bregun Perëndimor, duke arrestuar të paktën 25 studentë që po organizonin një protestë ulur. Lajmi është raportuar nga Al Jazeera, duke cituar rektorin e këtij universiteti.

Sipas transmetuesit arab, rektori i universitetit tha se të gjitha komunikimet ishin ndërprerë brenda dhe rreth kampusit dhe se të gjithë studentët e pranishëm morën një mesazh me tekst nga forcat izraelite duke u thënë atyre "të dorëzohen menjëherë".

Sulmet izraelite vazhdojnë të pandërprera, gjatë natës, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë në Gaza qendrore dhe jugore.

Bombardimet izraelite mbi shtëpitë në qytetin verior të Gazës, herët këtë mëngjes, kanë vrarë të paktën 33 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë, raporton Al Jazeera.

Trajtimi mjekësor është më i kufizuar në Gazën veriore, pa asnjë spital që funksionon plotësisht në zonë, sipas OKB-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos