Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe, dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 13:46 | Bota

Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe, dhjetëra të vdekur dhe

Një tragjedi e dyfishtë emigrantësh është shënuar sot në Mesdhe. Rreth pesëdhjetë persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbysjes së varkës me vela me të cilën po udhëtonin, rreth njëqind milje nga bregu i Kalabrisë.

Një anije tregtare mbërriti për të shpëtuar varkën që u përmbys në brigjet e Kalabrisë, duke shpëtuar 12 të mbijetuarit, përfshirë një grua shtatzënë, e cila më pas zbarkoi në Roccella Ionica. Në port është transferuar edhe trupi i një gruaje që ka humbur jetën, pasi ka rënë në det. Refugjatët që udhëtonin në bordin e varkës ishin larguar nga një port nga Turqia.

Ndërkohë anija Nadir shpëtoi 51 emigrantë në bordin e një varke druri në vështirësi në brigjet e Libisë dhe në jug të Lampedusas. “Shpëtimi erdhi shumë vonë për 10 persona”, thotë OJQ ResQship.

Në varkën jashtë Lampedusas, 10 personat e vdekur ishin në kuvertën e poshtme, e cila ishte plotësisht e përmbytur. Ekuipazhi i OJQ-së evakuoi 51 të tjerët, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja dhe u liruan me ndihmën e një sëpate.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi