Trump deklasifikon dosjet për vrasjen e JFK, Robert Kennedy dhe Martin Luther King

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 21:52 | Bota

Trump deklasifikon dosjet për vrasjen e JFK, Robert Kennedy dhe Martin

Një urdhër për deklasifikimin e dokumenteve në lidhje me vrasjet e John Fitzgerald Kennedy , vëllai i tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King u nënshkrua nga Donald Trump këtë të enjte.

Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të Trump, të cilin e zbatoi duke firmosur një urdhër ekzekutiv në kuadër të një “stuhie” urdhrash ekzekutivë në ditët e para të mandatit të tij.

Të tre atentatet, në vitin 1963 dhe dy në 1968, tronditën SHBA-në, ndërsa ai i presidentit krijoi teori konspirative se kush, si dhe pse e planifikuan vrasjen e një presidenti popullor.

Të mërkurën, Trump kishte thënë se kishte ndërmend të bënte deklasifikimin gjatë mandatit të tij të parë, por nuk e bëri këtë sepse atij iu kërkua ta bënte këtë si favor nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, të cilit ai ia hoqi të drejtat sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos