SHBA synon të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të dërguar të gjithë ndihmën e dakorduar për Ukrainën, përpara përfundimit të mandatit të Joe Biden, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka qenë kritik për ndihmën e Biden për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, duke nxitur shqetësimin për të ardhmen e mbështetjes për qeverinë e Volodomyr Zelenskyy.
Vladimir Putin ka thënë tashmë se është i hapur për të folur me Trump dhe se idetë që lehtësojnë përfundimin e krizës në Ukrainë meritojnë vëmendje.
Për Putinin, kjo zakonisht do të thotë t'i dhurosh Rusisë tokat që ajo ka pushtuar në Ukrainë që nga nisja e sulmit të saj.
Kujtojmë se Trump arriti të fitojë bindshëm ndaj kandidates demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)