Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Zgjatet armëpushimi, Hamas do të lirojë pengje të tjera në këmbim të të burgosurve

Nga Rosalba Bejdo
28 Nëntor 2023, 11:05 | Bota

Zgjatet armëpushimi, Hamas do të lirojë pengje të tjera

Armëpushimi i përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës hyri në ditën e tij të 5-të të martën, pasi të dyja palët u dakordësuan ta zgjasnin atë me dy ditë të tjera, për të liruar më shumë pengje izraelite dhe të burgosur palestinezë.

11 pengje u rikthyen në Izrael nga Rripi i Gazës ditën e hënën, duke e çuar në 69 totalin e shtetasve palestinez dhe të huaj të cilët grupi militant ka liruar deri më tani si pjesë armëpushimi. Në këmbim, Izraeli liroi 33 të burgosur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, duke e çuar totalin në 150.

Shtëpia e Bardhë dhe negociatorët e Katarit thanë të hënën se pauza fillestare 4-ditore, ishte zgjatur me dy ditë të tjera. Por sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, se koha nuk është mjaftueshme për të përmbushur nevojat e Rripit të Gazës.

“Është një grimcë shprese dhe humanizmi në mesin e errësirës së luftës. Shpresoj se kjo do të na mundësojmë të rrisim edhe më shumë ndihmat humanitare për popullsinë e Gazës që po vuan kaq shumë, por do të jetë e pamundur të përmbushim të gjitha nevojat e qytetarëve”, tha Guterres.

Sipas marrëveshjes së ripërtërirë, Hamasi do të lirojë 20 gra e fëmijë të tjerë, e për secilin prej tyre 3 palestinezë do të lënë burgjet izraelite. Grupi militant që udhëheq Gazën nuk po i mban të gjithë të burgosurit në Rripin e Gazës, diçka që mund t’i ndërlikojë përpjekjet për të liruar personat më vulnerabël.

Mes 11 pengjeve të liruara, ditën e hënë, ishin binjaket 3-vjeçare Emmadhe Yuli dhe nëna e tyre Sharon Aloni Cunio. U lirua gjithashtu 12-vjeçari Eitan Yahalomi, që ka gjithashtu nënshtetësi franceze. Sakaq, forcat izraelite u përplasën me dhjetëra palestinezë të mbledhur jashtë burgut Ofer në pritje të lirimit të të dënuarve. Disa prej tyre valvisnin flamujt e Hamasit dhe xhihadit islamik. Autoritetet thanë se 1 palestinezë u vra në zonë. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli