Kadetët e vendeve të NATO-s me aktivitete në Kosovë

Nga Ideal Gola
12 Prill 2024, 20:22 | Aktualitet

Kadetët ushtarakë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada kanë ardhur në Kosovë në shënim të Javës Ndërkombëtare të Kadetëve.

Gjatë kësaj jave përpos njohjes me sistemin e edukimit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata do të zhvillojnë aktivititete fizike së bashku dhe do të njihen me historinë dhe kulturën e Kosovës.

“Java ndërkombëtare e Kadetëve është shumë e rëndësishme për arsye se po e bënë njëfarë njohje të sistemit dhe zhvillimit të sistemit të edukimit ushtarak që Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur me vite”, tha Mimoza Budeci, komandante, qendra për studime universitare, FSK.

Kadetët pjesëmarrës shprehën kënaqësinë që do të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit.

“Kjo është një mundësi e mirë si për shkëmbim të njohurive ashtu edhe për shoqërim, për të njohur dhe ditur se çfarë kadetë të tjerë bëjnë në akademitë e tyre”, u shpreh Atdhe Ahmeti, kadet i FSK-së.

“Deri më tani, ata kanë qenë shumë mikpritës dhe ne jemi mirënjohës që jemi këtu dhe për të dëgjuar dhe mësuar nga një forcë shumë më e vogël dhe të mësojmë nga njëri-tjetri”, tha Aaron Witlock
kadet, forcat hapësinore të SHBA.

Megjithëse Java Ndërkombëtare e Kadetëve nisi në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, aktivitetet do të shtrihen edhe në kazermat e tjera në tërë vendin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi