Prishtina shkel çdo ditë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE, dhe guxon të sulmojë Beogradin me pretendime të fabrikuara, për shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
Kështu i përgjigjet Beogradi, akuzave të autoriteteve në Kosovë, lidhur me shkeljet e kufirit nga xhandarmëria serbe, raporton A2.
“Çdo gënjeshtër e thënë nga Albin Kurti dhe i forti i tij Xhelal Sveçla do të demaskohet shpejt dhe përpjekjet e kota për të akuzuar Beogradin për ndonjë gjë janë vetëm lëvizje të dëshpëruara që synojnë të largojnë vëmendjen e publikut nga problemet e ngutshme”, tha Petar Petkoviç.
Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se Prishtina është një partner jo i besueshëm dhe i paqëndrueshëm në dialog që përdor mashtrimin për të mbuluar mosveprimet.
Sipas tij është Prishtina që prej më shumë se një viti po shkel marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, pari pengoi hyrjen e mallrave serbe.
“Prishtina edhe pas gjoja zhbllokimit të pikëkalimit në Merdarë, brutalisht vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet. Ajo po mban të bllokuar më shumë se 100 kamionë me mallra në këtë vendkalim, duke u fshehur pas procedurave të sajuara dhe të pakuptimta”, deklaroi Petkoviç.
Lista e shkeljeve nga Prishtina sipas tij është e gjatë, në krye të së cilës qëndron refuzimi për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. (A2 Televizion)