''Marshojmë, s’festojmë''! Gratë në protesta në Kosovë, kujtohen edhe të dhunuarat e luftës

Nga Ideal Gola
8 Mars 2024, 20:28 | Aktualitet

Me moton “Marshojmë s’festojmë” femrat në Prishtinë protestuan kundër dhunës ndaj grave, kundër ngacmimeve seksuale në rrugë e punë dhe për të drejta të barabarata. Ngjyrë dhe tym i kuq u hodh në dyert e institucioneve të drejtësisë si shenjë proteste për siç u tha rastet e patrajtuara të dhunës ndaj femrave dhe amnistimin e fajtorëve.

Thirrje pati edhe kundër disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët janë deklaruar publikisht kundër Kodit të ri Civil dhe nuk po japin votën për Projektligjin përshëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor. 

 “Ne besojmë dhe luftojmë për të drejtën tonë për të vendosur për vete për të qenë qenie politike, për të vendosur vetë sekush jemi, çfarë duam të bëjmë me veten, si duam të kontribuojmë në shoqëri dhe çfarë na takon”, tha Arta Mjeku, Kolektivi Mendim dhe veprim feminist.

Pranë memorialit “Heroinat” u kujtuan edhe mijëra gra të dhunuara seksualisht gjatë luftës të cilët vijojnë të jenë të izoluara në familje.

“Ende jemi larg trajtimit të barabartë të gruas, e në veçanti plagëve të luftës, kur flasim për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Për faktin që mendoj se institucionalisht mendoj që është lëvizur edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës janë bërë pjesë e diskursit politik e mediatik, sido që të jetë në familje, në komunitet, ende kjo plagë mbetet e heshtur, mbetet e patrajtuar dhe gratë e vajzat por edhe burrat që kanë përjetuar këtë krim ende rrinë të izoluar në familje”, tha Feride Rushiti.  

Memoriali “Heroinat” që është i ndërtuar nga mbi 20 mijë medalje, të cilat simbolikisht nderojnë kontributin dhe sakrificën e grave shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë, u kërkua të merret nën kujdesin shtetëror.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos