Nga masakra tek varrosja e Jasharajve... Si e kujton marsin e kobshëm, ish-mësuesi dhe fqinji i heroit

Nga Tomorr Avdia
7 Mars 2024, 20:30 | Aktualitet

Adem Jashari, njeriu që sot nderohet si legjendë në të gjitha trojet mbarëshqiptare, ishte i veçantë dhe spikaste mes shokëve që në rininë e hershme.

Në një rrëfim për A2CNN, ish-profesori dhe fqinji i tij, Xhafer Murtezaj e përshkruan Ademin që e kishte njohur që fëmijë, si të shkathët, luftarak dhe i mbrujtur me atdhedashurinë...

Siç pohon, gjatë shkollës së mesme ishte më i dalluari në lëndën e mbrojtjes, në veçanti tek gjuajtja me armë.

Veprimtari Murtezaj, i cili banonte pranë shtëpisë së Jasharajve, e kujton me dhimbje të enjten e zezë të 5 marsit, të 26 viteve më parë, kur siç thotë ishin zgjuar nën zhurmën e oshëtimave, teksa mijëra forca policore dhe ushtarake serbe kishin rrethuar të  gjithë Drenicën.

Ai tregon gjithashtu momentin kur ka zbuluar trupat e anëtarëve të shuar tragjikisht të familjes heroike, dhe përpjekjet për të organizuar ceremoninë e tyre të varrimit nën kërcënimin dhe krismat e armëve... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos