Përplasje mes kryekomunarëve të VV dhe opozitës në mbledhjen e Asosacionit të Komunave në Kosovë

Nga Ideal Gola
10 Tetor 2024, 15:02 | Aktualitet

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është shoqëruar me tensione.

Gazetari i A2 CNN, Ideal Gola raporton se kryetarët e dalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq i Mitrovicës Veriore, Kadri Rahimaj i Kamenicës dhe Qemajl Aliu i Shtinës shihen janë përplasur me kryetarin e komunës së Drenasit, i zgjedhur nga radhët e PDK, Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj tha për mediat se tensionet nisën pasi u tentua që komunave veriore t’i mohohej anëtarësimi në Asociacion dhe Vetëvendosjes t’i mohohet një vend në bordin e Asociacionit, shkruan A2 CNN.

Në një postim në Facebook, Rahimaj thotë se mungesa e argumenteve dhe transparencës ka çuar në një situatë të tillë, duke i detyruar ata që të përdorin forcën për të imponuar vendime.

“Kur mungojnë argumentet, ata fillojnë të përdorin forcën. Kjo është një shenjë e qartë e krizës në AKK”, shprehet Rahimaj, duke kritikuar organizimin e Kuvendit vjetor të këtij organi.

Ai theksoi se përpjekjet për të kontrabanduar procese të rëndësishme janë evidente dhe përbëjnë një kërcënim për transparencën dhe demokracinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos