Të zhdukurit nga lufta, sot takimi i komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 11:10 | Aktualitet

Të zhdukurit nga lufta, sot takimi i komisionit të

Komisioni i Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit do të mbajë takimin e parë inagurues sot në Bruksel. Ngritja e këtij komisioni është bërë në bazë të një marrëveshjeje të arritur vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Në takim, delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga Halil Cenaj, bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Ndërkaq, para takimit Serbia nuk bëri të ditur se kush do të udhëheqë delegacionin e saj. Sipas informacioneve nga mediat në Kosovë, në këtë takim nuk pritet ndonjë veprim konkret, por do të jetë më shumë i karakterit simbolik dhe ceremonial, duke qenë se do të jetë takimi i parë i këtij komisioni.

Po ashtu, fakti që Kosova është në periudhë të fushatës zgjedhore, ndikon që ky të jetë vetëm një takim simbolik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos