Bisedimet në Bruksel, qytetarët në Kosovë thirrje qeverisë: Mos u tërhiqni nga vendimi për dinarin!

Nga Xhevahir Qardaku
18 Mars 2024, 21:42 | Ekonomi

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë përballen gjatë të martës në Bruksel. Tema kryesore është vendimi për dinarin serb dhe marrëveshja për normalizimin e raporteve. Lidhur me këtë takim, qytetarët në Prishtinë kanë një thirrje për qeverinë.

Takimin e shohin me shumë skepticizëm dhe e konsiderojnë gjerësisht një tryezë të radhës, e cila nuk do të prodhojë asgjë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej 1 shkurtit, kur nisi të zbatohet një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme, duke ndaluar dinarin serb.

Takimi i Brukselit vjen pas presionit amerikan në Kosovë, që erdhi përmes të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.  Ky i fundit e konsideroi çështjen e dinarit serb një vendim që ka shkaktuar një krizë humanitare për serbët e Kosovës, e cila duhet zgjidhur urgjentisht.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli