Aksident i rëndë në Prishtinë, 6 persona të lënduar

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 13:13 | Kronikë

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Prishtinë. Përplasja e dy mjeteve ndodhi pranë Qendrës së Studentëve.

Të dy makinat, një Land Rover dhe një Audi, duket se janë përplasur kokë më kokë dhe kanë pësuar dëme të shumta, duke u larguar me karroatrec nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti tha për KosovaPress se nga aksidenti kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos