Digjen dy lokale të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç

Nga A2 CNN
8 Mars 2024, 10:27 | Kronikë

Digjen dy lokale të nënkryetares së Komunës së

Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç i janë djegur dy lokale, të cilat ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin në qendër të Zveçanit. Mësohet se ngjarja është regjistruar në orët e para të së premtes.

Sipas raportit të policisë, Tomaniç ka thënë se dyshon që zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëmë materiale.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos