Kolonel Elshani: 55 armë anti-tanke janë konfiskuar që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit

Nga Tomorr Avdia
7 Mars 2024, 18:29 | Kronikë

Kolonel Elshani: 55 armë anti-tanke janë konfiskuar që nga sulmi

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se bastisja në Zveçan tanimë ka mbaruar, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është duke vazhduar ende.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke asistuar në këto dy raste të bastisjeve, e që kanë të bëjnë me dy farmaci.

Ndërsa për pesë zollat e gjetura afër Manastirit të Banjskës, ai ka thënë se ato janë pjesë e sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Nuk mund të jap detaje, rasti është pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.

“Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka theksuar kolonel Elshani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos