KFOR shton patrullimet në kanalin e Ibër-Lepenac

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 19:06 | Kronikë

KFOR shton patrullimet në kanalin e Ibër-Lepenac

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar patrullimin në afërsi të zonës së kanalit Ibër-Lepenac afër Zubin Potokut, pas sulmit që ndodhi më 29 nëntor.

Përmes një komunikate për shtyp KFOR bën me dije se masat e sigurisë u shtuan për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

“Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje të sigurisë dhe logjistike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, shkruhet në deklaratë.

KFOR-i e dënoi ashpër sulmin në ujësjellësin në Zubin Potok, duke deklaruar se ka pasur ndikim serioz në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos