Dy persona kanë marrë lëndime, si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Lidhur me rastin, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Pas veprimeve të shpejta hetimore, njëri nga ata është arrestuar derisa tjetri është ende në arrati.
Kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka thënë Borovci për media. (A2 Televizion)