Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, dy të plagosur

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 09:14 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, dy të plagosur
Foto ilustruese

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy persona janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, ka thënë se shpërthimi thuhet se ka ndodhur rreth orës 23:00.

“Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të  ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi”, ka thënë Ahmeti.

“Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos