“Ishte rekord i zi parlamentar”, PDK dërgon 16 projektligje për shqyrtim në Kushtetuese

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 20:07 | Politikë

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese 16 projektligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.

Në një konferencë për media, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sqaroi dhe arsyet e këtij veprimi. 

“PDK do t'i procedojë në Gjykatën Kushtetuese ligjet të cilat janë miratuar në seancën e 5 dhjetorit. Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm dhe e ka dhunuar jetën parlamentare në vendin tonë. Ato seanca kanë vendosur një rekord te zi parlamentar jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Ne kemi paralajmëruar që do t'i dërgojmë 20 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, prej atyre të cilat janë miratuar mirëpo në konsultim me gjithë ekspertët tanë, sot i kemi proceduar 16 prej tyre”, tha ai.

Tahiri shtoi se është shkelur rregullorja e Kuvendit pasi janë njoftuar me vonesë për seancë, ndërsa pati edhe një akuzë për kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në seancën e 5 dhjetorit u miratuan në total 20 projektligje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos