Përmes një draft-rezolute, tri partitë opozitare në Kosovë kërkuan uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët në vend.
Megjithatë, pas 5 orëve debate në Kuvend, nuk kishte kuorum për votimin e draft-rezolutës dhe seanca u ndërpre.
Në fillim të seancës së jashtëzakonshme, Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës, që prezantoi draft-rezolutën prej 5 pikash të kësaj partie dhe dy subjekteve të tjera opozitare, LDK dhe AAK, tha se çmimet e energjisë janë të papërballueshme për qytetarët.
Por zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e mazhorancës, replikuan se Kosova ka çmimin më të lirë energjisë në rajon, ndërsa e konsideruan të domosdoshëm nevojën për mbajtjes së tarifave në fuqi. (A2 Televizion)