Jo agjendë për Kosovën, RMV e donte Kosovën pa kushte në KiE siç kaloi në Asamble

Nga A2 CNN
17 Maj 2024, 20:42 | Politikë

Jo agjendë për Kosovën, RMV e donte Kosovën pa kushte

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani nuk e ka lëshuar Kosovën teksa ka mbajtur fjalën e tij në komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ky ishte një rast i munguar për të patur mes nesh një shtet si Kosova dhe që e meriton tha Osmani. Ne i qëndrojmë rekomanadimit të Asamblesë që nuk kishte asnjë parakusht.

“Është e një rëndësie të madhe që ne të mos i shmangemi përqafimit të anëtarëve të rinj që ndajnë vlerat dhe angazhimet tona. Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht e kemi mbështetur ofertën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe mirëpresim opinionin që rekomandon Komitetin e Ministrave që ta ftojë Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë. Besojmë se qytetarët e Kosovës meritojnë të mbrohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumentet tjera dhe se anëtarësimi i hershëm do të lehtësojë vazhdimin e reformave dhe gjithashtu do të kontribuojë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos