“Kosova, pjesë integrale e Serbisë”, Hovenier: SHBA nuk pajtohet me deklaratën e kuvendit gjithëserb

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 20:28 | Politikë

Shtetet e Bashkuara nuk pajtohen me deklaratën e miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe Republika Serpska, e ku Kosova cilësohet si “pjesë e patjetërsueshme” e Serbisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha gjatë konferencës ndërkombëtare me rastin e 25-vjetorit të çlirimit, se ky nuk është kurrsesi qëndrimi i SHBA, që e ka njohur me kohë Kosovën si shtet i pavarur.

“Nuk e kam pasur rastin që t’i lexoj të gjitha raportet e takimit të djeshëm “Pam serb”, por mendoj që ka pasur aty shprehje që Kosova është pjesë integrale e Serbisë. E kuptoj që ky është qëndrim apo pikëpamje, por ky nuk është qëndrimi i asnjërit prej nesh, ky nuk është qëndrim i SHBA-së, i partnerëve tanë të QUINT-it apo kujtdo tjetër. E kuptoj historinë, traumat e shqetësimet, por që në 2008, SHBA e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur, demokratik e sovran. Dhe kjo është premisa që duhet të mbështesim".

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani