Largimi i kryetarëve në veri, Lista Serbe njofton se nuk do të marrë pjesë në votim

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 10:41 | Politikë

Lista Serbe njofton se do të bojkotojë votimin për largimin nga funksioni ose jo të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok që do të mbahet më 21 prill. Pavarësisht, se në vazhdimësi kanë kërkuar largimin e kryetarëve shqiptarë dhe firmosën në mënyrë të organizuar për të mbajtur këtë votim, tashmë do ta bojkotojnë pasi kryetari i këtij subjekti Zlatan Elek bëri fajtor Albin Kurtin.

Arsyeja sipas tyre është se listat e votuesve “nuk përkojnë me realitetin pasi vetëm në muajt e fundit janë larguar 15% e qytetarëve nga veriu”. Ata gjithashtu pretenduan se listat e votuesve janë fryrë me emra shqiptarësh. Një tjetër arsye për bojkotim u deklarua se janë kamerat qe do të vendosen në qendrat e votimit, qe sipas Listës Serbe, bëhen “për kërcënime dhe shantazhe”.

Por në konferencën për shtyp teksa njoftoi bojkotin, Lista Serbe nuk ofroi asnjë dëshmi për këto pretendime. Largimin nga funksioni i kryetarëve shqiptarë në veri duhet duhet të mbështetet nga 50% + 1 votë, ndërsa në rast dështimi një votim i tillë nuk mund të mbahet pa kaluar një vit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024