Partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mes debatesh për problemet e trashëguara dhe ndarjet e thella rreth shumë çështjeve që lidhen me politikat jashtme.
Analistët thonë se qeveria e ardhshme e vendit do të përballet me sfida të shumta në politikën e jashtme, e cila pritet të jetë e paparashikueshme në rrethanat e reja të krijuara, me ndryshimin e pushtetit në Uashington dhe Bruksel, shkruan A2.
Për profesor Dashamir Bërxhullin, çdo qeveri që del nga zgjedhjet, duhet të ketë prioritet rekuperimin e marrëdhënieve me partnerët.
Analisti Dorajet Imeri thtoë se partitë politike duhet të kenë platforma sa më të qarta dhe specifike, për ndërtimin e besimit më partnerët dhe në veçanti me SHBA.
Analistët vlerësojnë si pozitive vizitën e Presidentes Osmani në SHBA, që tregon se raportet e saj me Uashingtonin kanë qenë gjithmonë të afërta dhe të besueshme.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, që mban aktualisht këtë post, gjatë shpalosjes së zotimeve të tij tha se do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet strategjike të vendit me partnerët ndërkombëtarë.
Por, gjatë një tubimi në Mitrovicë, Kurti tha se nuk do të themelojë Asociacionin e komunave serbe, një kërkesë kjo e vazhdueshme e diplomatëve perëndimorë. (A2 Televizion)