Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza premtoi të ndërtojë autostradën e Gjilanit në tubimin e fundit të fushatës elektorale.
Ai shtoi se projekti po kopjohet nga kundërshtarët politikë, shkruan A2.
“Më vjen mirë që këta të tjerët po kopjojnë premtimet tona. Autostrada prej Dheut të Bardhë do të lidhet me autostradën Arbër Xhaferri dhe me Autostradën e Kombit”, deklaroi Hamza.
Sakaq, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur nga Prishtina për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se fokusi do të jetë edhe te bashkëpunimi ekonomik. Ai theksoi nevojën që “Trump Toëer” të ndërtohet në Prishtinë.
“Kam dëgjuar se ka ide për “Trump Tower” në Beograd apo rajon. Mendojmë se edhe Prishtina e meriton një “Trump Tower” dhe do e kisha mirëprit idenë e lehtësimit të një investimi të tillë”, tha Haradinaj. (A2 Televizion)