Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 5 shkurti afati për regjistrimin e zgjedhësve në nevojë

Nga A2 CNN
18 Janar 2025, 14:47 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se afati për regjistrimin e votuesve të cilët janë penguar të votojnë për arsye legjitime skadon më 5 shkurt.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar në listën e votuesve, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim, KQZ-ja do të angazhojë ekipe në çdo komunë të Kosovës gjatë ditës së zgjedhjeve, raportojnë mediat në Kosovë, shkruan A2 CNN.

Personat që mund të aplikojnë për t'u kontaktuar nga ekipet e lëvizshme përfshijnë ata që janë të sëmurë ose kanë aftësi të kufizuara që i pengojnë ata të largohen nga shtëpitë e tyre, njerëzit me lëvizshmëri të kufizuar në institucione të tilla si spitale, shtëpi pleqsh dhe qendra strehimi.

Procesi i regjistrimit të këtyre zgjedhësve ka nisur më 4 janar dhe përfundon më 5 shkurt, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos