Rama në Peqin: Zgjedhja e 14 majit ka të bëjë me marrëdhënien qeveri-bashki

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 16:51 | Politikë
Rama në Peqin: Zgjedhja e 14 majit ka të bëjë me

Kryeministri Rama në takimin elektoral në Peqin kërkoi votën për kandidatin e PS në këtë bashki.

Veç fushatës për ekipin e tij, Rama tha se vota e 14 majit nuk ka të bëjë vetëm me kandidatët, por edhe me cilësinë e marrëdhënies mes pushtetit qendror me atë lokal.

“Dua t’ju them se sa e rëndësishme është që në 14 maj qytetarët nhga veriu në jug, të votojnë PS dhe kandidatët tanë. Dimë se si mund t’i ndryshojmë qytetet, dimë të bëjmë atë që komunitetet kanë nevojë, të krijojmë kushtet që njerëzit ta shohin ndryshe vendlindjen. 14 maji shkon përtej kandidatëve, pasi është një zgjedhje për të ardhmen”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos