Rama nga Kukësi sulmon Berishën: Më 14 maj të dënojmë me votë “zorrën qorre”

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 18:30 | Politikë
Rama nga Kukësi sulmon Berishën: Më 14 maj të

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur sot në Kukës dhe ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Rama u bëri thirrje qytetarëve që më 14 maj të dënojnë me votë ‘zorrën qorre’, duke cilësuar kështu Sali Berishën.

Nga Kukësi, Rama u tha se nuk e kupton se ca lidhje kanë banorët që jetojnë në këtë zonë me Berishën, duke thënë se PD i ka pasur bashkitë e Kukësit, Tropojës me vite, por nuk i kanë zhvilluar kurrë. Kreu i PS tha se zhvillimi erdhi me Partinë Socialiste, e duke u ndalur tek Tropoja veçanërisht, për të cilën thotë se mundësia iu dha për ta zhvilluar për herë të parë pasi PD bojkoti zgjedhjet e kaluara lokale.

Kryeministri tha më tej se, Sali Berisha po shpërblen kandidatin që ka vendosur për këtë bashki, Admir Sinamati. Rama tha se Sinamati e ka ndihmuar Berishën për letrat e Gërdecit, tragjedisë ku mbetën të vrarë 26 persona të pafajshëm.

Teksa ka folur për zhvillimet dhe investimet e bëra nga Partia Socialiste në Tropojë, Rama kujtoi edhe faktin që Berisha kishte dhënë leje për 11 hidrocentrale në Valbonë të cilat do e kishin asgjësuar zonën totalisht.

Ai tha se pasi PS erdhi në pushtet arriti të ndalonte 9 prej këtyre hidrocentraleve për të bërë të mundur shpëtimin e zonës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani