Reshje në veri, nga pasditja në të gjithë territorin

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 08:54 | Moti
Reshje në veri, nga pasditja në të gjithë territorin

Gjatë gjithë ditës, priten reshje afatshkurtra në veri të vendit dhe momente të shkurtra me pika shiu në zonat qendrore; jugu vijon pa reshje.

Pas mesditës, reshjet vijojnë në veri dhe më pak në qendër ndërsa shira të dobët në skajin jugor. Gjatë natës reshjet përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat sot nuk ndryshojnë, ruhen vlerat skajore nga -1°C në 16°C. Era ruan drejtimin jugor, deri mesatar në territor, por e fortë në det ku dallgëzimi ngjitet në 3-4 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos