Rritja e pagave, miratohet ligji në Kuvend

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 14:52 | Politikë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët. 5 deputetë nuk morën pjesë në votim, edhe pse ishin në sallë.

Zbatimi do të nisë nga data 1 prill dhe mes 130 mijë punonjësve të administratës që përfitojnë, janë edhe funksionarët më të lartë shtetërorë, nga presidenti deri te deputetët e ministrat.

Sa do të rriten pagat e funksionarëve më të lartë shtetërorë?

Paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Ajo është përcaktuar edhe si pagë referencë, që do të thotë që paraprin të gjithë hierarkinë e pagave për të gjitha pozicionet e tjera.

Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë. Ministrat që janë edhe deputetë do të marrin rrogën më të madhe, që është vlerësuar ajo e ministrit, e cila shkon në 318 750 lekë.

Rama: Deputetët e meritojnë rritjen

Gjatë fjalës së tij në Kuvend para votimit, kryeministri Rama tha se deputetët e meritojnë pagën e propozuar për punën dhe misionin që kanë. “Deputetit për misionin punë dhe çfarë duhet të bëjnë për ata që i zgjedhin e meritojnë pagën e propozuar. Sa e bëjnë punën apo përmbushin misionin këto nuk lidhen”. Rama tha se rritja e pagës duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës për të gjitha kategoritë. “Unë jam kundër dhe nuk e votoj këtë pikë, paga duhet të vendoset sot dhe duhet të hyjë në fuqi ditën që bëhet rritja e pagës të jetë bërë për të gjithë. Përpara kësaj është e pamoralshme”.

Berisha: Shfaqje hipokrizie, të niste minimumi jetik

Sali Berisha e konsideroi hipokrizi seancën e sotme parlamentare dhe tha se procesi i rritjes së pagave duhet të niste me vendosjen e minimumit jetik, ndërsa njoftoi votën kundër këtij vendimi, pavarësisht se u shpreh se ka qenë dhe është pro rritjes së pagave.

“Hipokrizi e paparë në parlament. Pasi mashtroi shqiptarët duke paraqitur rrogën e presidentit, admiralit dhe Rezartit solli në parlament një ligj në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë. Mjekë, policë mësues, ushtarakë përfitojnë një rritje 1% ose minus 1%. Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm ndaj punonjësve të këtij vendi tejkalon çdo cak. Kam qenë, jam e do të jem për rritjen e rrogave. Nëse ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend ka qenë ngrirja  e rrogave, por sot kjo farsë që dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten me 1% ose zbresin, kjo llogaritet me inflacionin e INSTAT, por me EUROSTAT rënia është më e madhe se kaq”.

https://a2news.com/2023/05/24/rritja-e-pagave-te-administrates-dhe-funksionareve-te-larte-cfare-duhet-te-dini/
https://a2news.com/2023/05/25/deputetet-e-meritojne-pagen-e-propozuar-rama-kemi-bere-lajthitje-me-sistemin-e-drejtesise-dhe-nuk-mund-ta-zhbejme-dot/
https://a2news.com/2023/05/25/nuk-votojme-rritjen-e-pagave-berisha-duhet-te-niste-me-vendosjen-e-minimumit-jetik-prej-200-eurosh/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu