Kushtet klimatike të pranverës dhe verës të këtij viti nuk kanë qenë aspak miqësore me prodhimet bujqësore, përkundrazi kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Por kulturat e patates dhe qepës duket se po shpëtojnë sezonin e fermerëve në fushën e Maliqit. Fara dhe sasia tregojnë për një prodhim të mbarë, ndërsa edhe çmimi këtë sezon duket se kanë lënë të kënaqur fermerët. (A2 Televizion)
Sasi dhe cilësi e mirë, patatja dhe qepa shpëtojnë sezonin për fermerët e Maliqit
