Schweinsteiger flirton me prezantuesen e televizionit gjerman

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 11:39 | Futboll

Bastian Schweinsteiger, ish-mesfushori i Gjermanisë, i cili u kurorëzua kampion bote në vitin 2014, flirtoi me prezantuesen Esther Sedlaczek gjatë transmetimit të finales Argjentinë-Francë, duke i ofruar të shijojë një pushim dyjavor me të.

38-vjeçari punoi si komentator në kanalin gjerman ARD gjatë gjithë turneut dhe nuk mungoi as në finalen e madhe. Bastian dhe Esther kanë treguar në Botëror se kanë një harmoni shumë të mirë dhe kjo u perceptua si në ekran ashtu edhe jashtë tij, me buzëqeshje dhe shumë batuta.

Dhe pikërisht, një nga batutat e fundit i ka shkaktuar një situatë të pakëndshme partneres së tij. Gjithçka ndodhi teksa Sedlaczek po përfundonte pasqyrimin e ndeshjes: “Basti, kemi arritur në fund. Ka mbaruar për ne. Ka qenë shumë argëtuese të jem me ty. Faleminderit”.

“Faleminderit, Ester. Ka qenë shumë argëtuese. Tani shkojmë me pushime së bashku për dy javë, apo jo?”, tha ish-futbollisti. E shtangur, Ester tha një “po, sigurisht”, që u kthye shpejt në një “jo, jo, jo, sigurisht që jo. Kënaqu me familjen tënde”.

Bastian Schweinsteiger është i martuar me tenisten serbe Ana Ivanoviç dhe së bashku kanë dy fëmijë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli