Humbi penalltinë në finale, fyerje e komente raciste ndaj Coman, reagon Bayer-n

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 22:42 | Futboll
Humbi penalltinë në finale, fyerje e komente raciste ndaj Coman,

Aurelien Tchouamenin dhe Kingsley Coman ishin dy lojtarët e Francës që humbën penalltitë përballë Argjentinës në finale.

Dy futbollistët ranë menjëherë pre e komenteve fyese, madje edhe raciste nga ana e tifozëve në rrjetet sociale.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak klubit Bayern, pjesë e të cilit është Coman. Gjermanët kanë reaguar zyrtarisht për situatën duke i dalë në mbrojtje francezit.

“Bayern Munich dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e Bayern.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi