Veprimi dinak i Theo Hernandez që shmangu golin e sigurt të Argjentinës me portën bosh

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 20:09 | Futboll

Një video e një Theo Hernandez në panik që i thotë Randal Kolo Muanit të qëndronte në fushë ndërsa pjesa tjetër e skuadrës franceze ishte jashtë saj duke festuar golin e Kylian Mbappe është bërë virale.

Pasi Mbappe shënoi golin e tij fantastik që barazoi rezultatin në 2-2 në finalen e Kupës së Botës, të gjithë lojtarët francezë u vërsulën ndaj liderit të tyre për ta përqafuar, por harruan diçka tepër të rëndësishme.

I fundit në radhë teksa vraponte drejt Mbappe ishte Kolo Muani, por sapo arriti në vijën anësore të fushës, u përball me Theo Hernandez, i cili e shtyu në fushë.

Por, për cilin rregull mendoi Theo Hernandez? Francezi mendoi se nëse Franca do të kishte një lojtar në fushë, atëherë Argjentina nuk do të ishte në gjendje të rifillonte lojën shpejt e kështu të shënonte gol me portën bosh.

Megjithatë, ky veprim i Theos nuk është se e ndihmoi shumë ekipin e tij, pasi Franca u mund me penallti në finalen e djeshme kundër Argjentinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos